Sport

Grabitet shtëpia e Rodrygos, ndërsa ai po luante finalen e Kupës së Mbretit!

Policia është në kërkim të autorëve pas njoftimit të një punonjësi të sigurimit privat të shtëpisë, kur disa dhoma janë gjetur të parregullta.

8 Maj 2023, 18:16 Nga DOSJA
Grabitet shtëpia e Rodrygos, ndërsa ai po luante finalen e Kupës

SPANJE - Policia është në kërkim të autorëve të një grabitjeje të kryer në shtëpinë e lojtarit të Real Madridit, Rodrygo Goes, në lagjen La Moraleja në qytetin e Madridit në agim nga e shtuna për të diel. Gjithçka ka ndodhur kur futbollisti sapo kishte shënuar një dopietë për t'i dhënë fitoren skuadrës së bardhë në finalen e Kupës së Mbretit në Seville.

Ka qenë një punonjës i sigurimit privat të shtëpisë që ka lajmëruar punonjësit e policisë për ngjarjen, të cilët kanë gjetur të trazuara dukshëm disa dhoma të shtëpisë, ku kanë grumbulluar gjurmë, sipas burimeve të hetimit.

Për momentin nuk dihet çfarë kanë marrë nga shtëpia e sulmuesit, të cilët kanë përfituar nga mungesa e futbollistit të Real Madridit dhe prindërve të tij, të cilët jetojnë me të në shtëpinë e tij luksoze në La Moraleja, por që kishin marrë pjesë edhe në finalen e kupës në Seville.

Rodrygo ishte protagonist në ndeshje, duke shënuar dy golat që i dhanë trofeun Real Madridit pasi mposhti Osasunën 2-1. Klubi i bardhë do të luajë këtë të martë në orën 21:00 në Madrid ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester Cityt, një tjetër nga ngjarjet kryesore të sezonit.

Futbollistë të tjerë të Real Madridit si Benzema dhe Dani Carvajal pësuan grabitje vitin e kaluar në pronat e tyre përkatëse të kryera nga banda të organizuara dhe të specializuara, "modus operandi" i të cilave konsiston në kryerjen e akteve kur lojtarët janë duke luajtur një ndeshje me ekipet e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll