Art&Argëtim

"ORAVISION ka filluar"/ Rita Ora mbërrin në Liverpool, ndan foto nga provat e ‘Eurovision 2023’

Ora ka publikuar foto nga momentet e saj në Liverpool dhe një kolazh me imazhe bardhë e zi, teksa përgatitet për performancën e saj në Eurovision 2023.

8 Maj 2023, 12:40 Nga f.i
"ORAVISION ka filluar"/ Rita Ora mbërrin në Liverpool, ndan
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora ka mbërritur në Liverpool, ku pritet të përformojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Ora ka publikuar foto nga momentet e saj në Liverpool dhe një kolazh me imazhe bardhë e zi, teksa përgatitet për performancën e saj në Eurovision 2023.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”,- ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovisionit 2023. Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. Eurovision do të mbahet nga data 9 deri më 13 maj.

rita ora eurovision 2023

Sondazh

Poll