Art&Argëtim

E trishtë! DJ australian vdes disa ditë para performancës në Eurovision, Ian Bell pëson infrakt

Bell ndodhej në Paris me familjen e tij dhe po përgatitej për Liverpool-in, kur pësoi papritur atak në zemër.

8 Maj 2023, 12:24 Nga f.i
E trishtë! DJ australian vdes disa ditë para performancës në
Ian Bell

FRANCË- DJ i njohur australian, Ian Bell ka vdekur pasi pësoi një atak në zemër, vetëm disa ditë para se të udhëtonte në Britaninë e Madhe për Festivalin e Këngës së Eurovision 2023. Mediat e huaja raportojnë se Bell ndodhej në Paris me familjen e tij dhe po përgatitej për Liverpool-in, kur pësoi papritur atak në zemër.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga një mik në "Facebook", i cili shkroi: "Njeriu im i preferuar i veçantë Ian Bell ka ndërruar jetë papritur. Jam absolutisht i shkatërruar.'

DJ australian filloi të merrej me muzikë në vitet tetëdhjetë dhe ishte shumë i suksesshëm dhe gjatë karrierës së tij të gjatë ai bashkëpunoi me muzikantë të shumtë të njohur. Bell ishte një DJ i gjithanshëm i klubeve të natës dhe ekspert i kulturës pop, si dhe një pronar dyqani muzikor, shkrimtar muzikor dhe fotograf. 

vdes ian bell eurovision 2023

Sondazh

Poll