Art&Argëtim

Përfaqëson Greqinë në Eurovision/ Provat e Victor Vernicos bëhen virale, “lum” komentesh në rrjet: Nuk kuptojmë asnjë fjalë

Videot e paraqitjes së 16-vjeçarit që përfaqëson Greqinë këtë vit me këngën" Çfarë thonë ", nuk janë pritur aspak mirë nga fansat, ku shumë nga shikuesit e kritikojnë për theksin e tij në interpretimin e këngës në anglisht.

8 Maj 2023, 11:39 Nga f.i
Përfaqëson Greqinë në Eurovision/ Provat e Victor Vernicos
Victor Vernicos

GREQI- Këngëtari 16-vjeçar, Victor Vernicos i cili përfaqëson Greqinë në Eurovision 2023 po përballet me një sërë kritikash pasi provat e tij para performancës janë bërë virale në rrjet. Protothema shkruan se videot e paraqitjes së 16-vjeçarit që përfaqëson Greqinë këtë vit me këngën" Çfarë thonë ", nuk janë pritur aspak mirë nga fansat, ku shumë nga shikuesit e kritikojnë për theksin e tij në interpretimin e këngës në anglisht.

Interpretimi i këngës në anglisht, mesa duket po e penalizon konkurentin e Greqisë dhe komentet krahas videos së tij janë të shumta.

“Më falni djema, por duke qenë se edhe unë jam disleksik...a mund të më thotë dikush se çfarë thotë? Nuk kuptoj asnjë fjalë... A flet dothraki?' shkruante dikush në Twitter, duke iu referuar “gjuhës” së heronjve të trilluar të “Game of Thrones”.

Kujtojmë se në një parashikim paraprak nga BBC, Greqia dhe Vernicos do të eliminohen para gjysmëfinales së dytë, me rezultat që vendi të mos marrë pjesë në finalen e madhe të kompeticionit të 67-të. Në të njëjtën kohë, bastet rezultojnë se pjesëmarrja greke të jetë në një pozicion të ulët. Deri më sot sipas eurovisionworld.com, Greqia është në vendin e 31-të nga 37 gjithsej.

eurovision 2023 victor vernicos

Sondazh

Poll