Art&Argëtim

Doli në krah të Benet Becit! Federik Ndoci debaton me motrën demokrate në studio: Më shumë komunista ka PD-ja

Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike.

8 Maj 2023, 10:17 Nga A.B
Doli në krah të Benet Becit! Federik Ndoci debaton me motrën
Frederik Ndoci

TIRANË- Këngëtari Federik Ndoci ka treguar se ka pasur konflikte në familje për shkak të bindjeve politike. Teksa ishte i ftuar në “Review” për të folur për përfshirjen e artistëve në fushatat elektorale, ai tregoi se e motra mbështet Partinë Demokratike.

“Motra ime nuk përdor as argumentin, as arsyen, vetëm thotë unë jam me ata dhe ata të tjerët s’i duroj. Po mirë moj i them shiko konceptin, a e kupton që është monizëm [duke iu referuar këtu qytetit të origjinës së këngëtarit, që sipas tij ka qenë gjithnjë e majtë dhe nuk është përmirësuar]. Familja jonë ka demokraci perfektë, ne qeshim në fund, nuk shahemi,” – tha Ndoci.

Sipas tij është e rëndësishme që politika të ndryshojë qytetet që merr nën menaxhim dhe jo të mbështetet nga artistët pa sjellë asnjë përmirësim. Ndërkohë që nuk mungoi as debati në studio mes vëlla e motër. 

Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike.

BISEDA NË STUDIO:

Federik Ndoci: Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen.

Rita Ndoci: Ta kishte sjellë, u bënë 10 vjet.

frederik ndoci rita ndoci

Sondazh

Poll