Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë, pranga shqiptarit të kërkuar nga Turqia

Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Turqia është vënë në pranga nga pala greke, në tentativë për të kaluar nga Greqia në Shqipëri

8 Maj 2023, 13:57 Nga m.s
I dënuar me 10 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë, pranga
foto ilustruese

GREQI- Fatjon Ogranaja i kërkuar nga Interpol Turqia është vënë në pranga nga pala greke, në tentativë për të kaluar nga Greqia në Shqipëri. Ai kërkohej nga shteti turk për “trafik te lëndeve narkotike”.

56-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit Penal të Maqedonisë Perëndimore me 10 vjet burg dhe 30 mijë euro gjobë, për trafikim të emigrantëve të paligjshëm, e ndërsa është arrestuar në Kakavijë, raporton "Protothema".

Turqia e kërkonte për drogë

Fatjon Ogranaja është paraqitur në Kakavijë, për të kaluar në Shqipëri, por Departamenti i Kontrollit të Pasaportave konstatoi se Turqia e kërkonte për drogë. Ai u arrestua nga Policia e Sigurimit dhe u dërgua në Prokurorinë e Janinës, i cili është në proces ekstradimi drejt Turqisë. /Dosja.al

turqi greqi shqiptari droge

Sondazh

Poll