Aktualitet

Vdes shqiptari në Itali, 24-vjeçari humb jetën në aksident rrugor, plagoset edhe një shqiptar tjetër

Shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur. 

8 Maj 2023, 13:03 Nga A.B
Vdes shqiptari në Itali, 24-vjeçari humb jetën në aksident
Ambulanca

ITALI- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në Imola, në zonën e Bolognese. Ai po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë, raportojnë mediat e huaja.

24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë, u mbërthye në kabinën e pasagjerëve dhe u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit. Të dy shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur. 

Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Imolës./Dosja.al

vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll