Aktualitet

EMRI/ Shoqërohet në polici 22-vjeçarja që braktisi foshnjen në Golem: S’e mbaja dot, s'kisha mundësi financiare

E reja që i përket komunitetit rom.

8 Maj 2023, 13:33 Nga F.M
EMRI/ Shoqërohet në polici 22-vjeçarja që braktisi
Policia e Durrësit

DURRËS- Denada Sula, 22-vjeçarja që braktisi foshnjen e saj dy ditë më parë në Golem është shoqëruar në polici. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor është shprehur se e ka braktisur foshnjen sepse nuk ka pasur mundësi ekonomike që ta mbante. Dëshmia është zbardhur nga ABCNews që shton gjithashtu se e reja që i përket komunitetit rom.

“E kam braktisur foshnjën pasi nuk kam mundësi që ta mbaj. Nuk kam kushte ekonomike,”- ka thënë ajo.

E reja e la fëmijën e saj një ditë më parë në Golem. Ajo e kishte mbështjellë foshnjen disa javëshe me një batanije dhe e kishte lënë në një shkurre. Ky nuk është rasti i parë, pasi 22-vjeçarja Sula kishte braktisur edhe një fëmijë tjetër disa vite më parë.

denada sula nena braktis foshnjen ne durres

Sondazh

Poll