Aktualitet

Familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Europian, mesazh Ramës: Heshtja juaj flet shumë!

Familjarët thonë se përgjatë 3 viteve nuk është kryer asnjë investigim për çështjen.

8 Maj 2023, 12:59 Nga A.B
Familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Europian,
Protesta

TIRANË- Familjarët e Saimir Sulës, të riut që ndërroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri protestuan ditën e sotme përpara Parlamentit Europian, duke kërkuar hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës. Familjarët thonë se përgjatë 3 viteve nuk është kryer asnjë investigim për çështjen.

Motra e viktimës, Majlinda Sula, akuzoi kryeministrin e vendit Edi Rama se ka heshtur për rastin.

“Z.Edi Rama prej 3 vitesh në presim që të ulemi dhe të flasim. Heshtja juaj për këtë çështje flet shumë.”, tha ajo.

Saimir Sula u dërgua në një spital në Barcelonë, për shkak të simptomave post covid. Ai ndërroi jetë atje dhe motra e tij ngre dyshime se të vëllanë e kanë vrarë. Mjekësia Ligjore në Shqipëri konstatoi se viktimës i ishte hequr organi i zemrës dhe mbi bazën e kallëzimit të familjarëve prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për trafik organesh./Dosja.al

saimir sula

Sondazh

Poll