Aktualitet

Dhunë fizike dhe kanosje me rrezik jetën, 3 të arrestuar në Tiranë, 1 shpallet në kërkim

Ndërkohë që është shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili ka kanosur një bashkëmoshatarin e tij.

8 Maj 2023, 13:39 Nga I.A
Dhunë fizike dhe kanosje me rrezik jetën, 3 të arrestuar në
Policia

TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy kanë rënë në pranga për dhunë në familje. Ndërkohë që një tjetër është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërkohë që është shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili ka kanosur një bashkëmoshatarin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Brarë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur për jetën, shtetasin K. D., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll