Sport

Milan vs Inter, Euroderbi italian i Champions League: Statistika dhe arritjet e tyre…

Pesë takimet e fundit mes Milanit dhe Interit përfunduan me 3 fitore të zikaltërve, 1 fitore të kuqezinjve dhe 1 barazim.

8 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

Milan vs Inter, Euroderbi italian i Champions League: Statistika dhe arritjet e

ITALI - Gjysmëfinalet e Champions League na ofrojnë këtë derbi të Milanos mes AC Milanit dhe Interit. Një përballje që shënon herën e tretë që të dyja klubet takohen në një xhiro finale të Champions League, ku skuadra kuqezi ka mundur të triumfojë në dy të mëparshmet. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League do të zhvillohen këtë të mërkurë, më 10 maj, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro”.

Shtatë herë kampionët e Champions League do të kërkojnë të marrin epërsinë në këtë ndeshje të pare, për të ruajtur serinë e tyre kundër Interit, klubi i fundit italian që ngriti trofeun e Champions dhe që ka fituar dy "Derbis della Madonnina" më të fundit.

Formacionet e mundshme:

Këto janë të 11-shet e mundshme që Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi mund të rreshtojnë për fillimin e kësaj ndeshjeje:

AC Milan: Maignan; Kalabria, Tomori, Kjaer, Theo Hernandez; Tonali, Kruni; Saelemaekers, Bennacer, Brahim Diaz; Giroud.

I vetmi dyshim nga ‘kuqezinjtë' është ai i Rafael Leaos, i cili u tërhoq i dëmtuar nga ndeshja e fundit e ekipit të tij.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

'Zikaltrit' nuk do të mund të llogarisin për këtë ndeshje Skriniar të dëmtuar. Ndërsa D'Ambrosio dhe Gosens mbeten të dyshimtë.

Milan vs Inter, Euroderbi italian i Champions League: Statistika dhe arritjet e

Historia e ndeshjeve

Pesë takimet e fundit mes Milanit dhe Interit përfunduan me 3 fitore për ‘zikaltërit’, 1 fitore për ‘kuqezinjtë’ dhe 1 barazim. Dueli i tyre më i fundit është zhvilluar në javën e parë të Serisë A 22/23, një ndeshje në të cilën Interi fitoi tre pikët falë golit të Lautaro Martínez .

Këto janë rezultatet e përplasjeve të fundit zyrtare mes Milanit dhe Interit:

Inter - AC Milan 1-0 (Seria A 22/23)

AC Milan - Inter 0-3 (Superkupa e Italisë 2023)

AC Milan - Inter 3-2 (Seria A 22/23)

Inter - AC Milan 3-0 (Kupa e Italisë 21/22)

AC Milan - Inter 0-0 (Kupa e Italisë 21/22)

Si arrijnë të dyja skuadrat?

Milani vjen nga fitorja ndaj Lazios (2-0) në ditën e fundit të Serisë A dhe rekordi i tyre i fundit është: 2 fitore dhe 3 barazime në të gjitha garat. Sa i përket Champions League, 'Djajtë’ arritën në gjysmëfinale, duke mposhtur Napolin në raundin e kaluar, me rezultat të përgjithshëm 2-1, dhe mbetet klubi i katërt me më shumë përmbysje në këtë turne (5).

Rivali i tyre, Inter, mundi Romën (0-2) në ndeshjen e fundit dhe seria e tyre aktuale është 5 fitore në të gjitha garat. Në Champions League, ‘zikaltrit’ vulosën biletën e tyre për në gjysmëfinale, duke mposhtur Benfikën me rezultatin global 3-5 dhe janë klubi i shtatë më i mirë (16) që ka bërë më shumë gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll