Sport

Dani Alves, më ‘i hollë dhe i dëshpëruar’: Në burg i thërrasin ‘peder’ ose ‘përdhunues’!

Programi 'Fiesta' flet me një ish-shok të burgut të futbollistit, i hetuar për një përdhunim të dyshuar

8 Maj 2023, 10:34 Nga DOSJA
Dani Alves, më ‘i hollë dhe i dëshpëruar’:

SPANJE - Dani Alves është në Brians 2, në pritje të gjyqit për përdhunimin e tij të dyshuar dhjetorin e kaluar në një klub nate të njohur në Barcelonë. Programi 'Fiesta' ka folur me një ish të burgosur, shok të futbollistit brazilian, i cili ka dhënë detaje për përditshmërinë e lojtarit në ambientet e burgut të Katalonjës.

Këtë dëshmi, sipas programit Telecinco, e ndan ditë për ditë me Dani Alves. "Ai është atje i humbur dhe të gjithë habiten kur e shikojnë: 'Oh, Alves!', 'Oh, Alves!'. Ka gjithashtu edhe njerëz të vrazhdë që në dhomën e ngrënies, kur të gjithë po hanë, ata thërrasin: “Ti, Maricón! Përdhunues!”, ka rrëfyer ai, duke pohuar se situata e tij në burg nuk është e lehtë.

Si pamja fizike, ashtu edhe gjendja shpirtërore e Dani Alves, nuk po kalon momentin më të mirë pas hyrjes së tij në burg. "Ai është më i hollë, më i dobësuar. Nganjëherë duket i trishtuar,"- ka shpjeguar ai. Nga ana tjetër, dëshmia e 'Fiesta' ka pohuar, se "dikur" futbollisti ka privilegje gjatë qëndrimit në burg.

Versioni që Alves tregon në burg

Lojtari, siç ka komentuar ky koleg, këmbëngul tek pjesa tjetër e të burgosurve se është i pafajshëm. “Ai thotë se gjithçka është rënë dakord, se gjithçka është në rregull. Një natë jashtë”,- ka komentuar ai. Në këtë kuptim, fjalimi i Alves është i njëjtë me versionin e tij të fundit në gjykatë, duke siguruar se nuk ka pasur përdhunim dhe se fillimisht e ka fshehur për të mos zbuluar pabesinë e tij.

Dani Alves është aktiv vetëm me futboll

Burimi i konsultuar nga 'Fiesta' ka pohuar gjithashtu se braziliani ka disa rutina pa aktivitet të tepruar në burg. "Ai nuk del jashtë. Ai del vetëm në qendrën sportive kur luan kundër një moduli tjetër. Nëse jo, ai qëndron atje në qelinë e tij ose vendoset atje në dhomën e ditës, që është me TV për të par-, - shpjegoi ai për programin e lartpërmendur të Telecinco .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll