Sport

Pse Real Madridi ka 99 trofe dhe jo 100?

Klubi i bardhë nuk e përfshin në rekordin e tij kupën “Eva Duarte”, të cilën e fitoi në vitin 1947

8 Maj 2023, 08:30 Nga DOSJA

Pse Real Madridi ka 99 trofe dhe jo 100?

SPANJE - Pas fitimit të Kupës së Mbretit të njëzetë, pasi mposhti Osasunën 2-1 në stadiumin La Cartuja në Seville, një polemikë është ngritur mbi numrin e titujve që Real Madridi ka në vitrinat e tij. 

Disa njerëz mendojnë se Kupa e Mbretit 2022-23, është trofeu i tij të 100-të, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë si fitoren e tij të 99-të. Në qendër të polemikave është kupa “Eva Duarte”, të cilën klubi madrilen e fitoi në vitin 1947, gjë që ngre dyshime për statusin e saj zyrtar.

Ky turne u quajt kështu sepse gruaja e presidentit argjentinas, Eva Perón, ishte ajo që dhuroi trofeun dhe mbante emrin e saj derisa vdiq më 26 korrik 1952. Ishte ide e ambasadorit argjentinas në Spanjë, Doktor Pedro J. Radio, si nderim për gruan e presidentit të Republikës së Argjentinës, një vend që furnizoi Spanjën me produkte bazë në periudhën e pasluftës, në një kohë izolimi ndërkombëtar nga regjimi i Frankos.

Pse Real Madridi ka 99 trofe dhe jo 100?

Për shtatë sezone, midis 1946 dhe 1953, fituesi i turneut në fjalë mori, si "kampion i kampionëve", trofeun “Eva Duarte de Perón”, në homazh për donatorin e tij, gruan e presidentit të atëhershëm të Republikës së Argjentinës, Juan Domingo Perón. Konsiderohet si precedent për Superkupën e Spanjës.

Presidenti i RFEF, Armando Muñoz mori organizimin, megjithëse ka dyshime për statusin e saj zyrtar, duke filluar nga numri i edicioneve që ka nga ata që e kanë shkurtuar deri në vitin 1952. Në pesë prej tyre, janë luajtur ndeshje dhe në dy të fundit edicionet ato iu dhanë drejtpërdrejt FC Barcelona.

Nga skuadrat që fituan trofeun, ka nga ata që e zyrtarizojnë dhe e përfshijnë në rekordin e tyre. Kështu e bëjnë Athletic Bilbao, FC Barcelona dhe Valencia. Nga ana tjetër, në faqet e tyre zyrtare, Atlético dhe Real Madrid, nuk e përfshijnë atë në mesin e trofeve të fituara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll