Sport

HISTORIKE! Sergio Ramos arrin një numër të pabesueshëm ndeshjesh...

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos, mbrëmë ka arritur një moment historik shumë të rëndësishëm në karrierën e tij të lojës!

8 Maj 2023, 08:00 Nga DOSJA

HISTORIKE! Sergio Ramos arrin një numër të pabesueshëm

FRANCE - Si pothuajse gjithmonë që nga fillimi i sezonit, Sergio Ramo ishte titullar në mbrojtjen e PSG-së në Troyes. Mbrojtësi spanjol bëri një ndeshje solide, edhe nëse ngushtimi i rezultatit do të mbetet pika e zezë e një takimi që klubi kryeqytetas nuk arriti ta përfundojë me rrjetë të pastër (3-1).

Pavarësisht gjithçkaje, kënaqësia e fitores mbizotëron, por Sergio Ramos e shfrytëzoi këtë mbrëmje edhe për të arritur një rezultat personal. Në të vërtetë, mbrojtësi spanjol sapo ka arritur në 1000 ndeshje të luajtura në karrierën e tij profesionale! Sergio Ramos është lojtari i gjashtë spanjol që e arrin këtë sukses pas Zubizarreta, Raul, Casillas, Xavi dhe Andres Iniesta.

HISTORIKE! Sergio Ramos arrin një numër të pabesueshëm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll