Politike

'Prodhuar nga PS'/ PD i vendos "pusullën" posterave të Enkelejd Alibeajt, demokrati: Berisha bashkëpunoi me Ramën

Në të gjitha vendet e reklamimeve janë vendosur shirita nëpër posterat që kanë shpërndarë në qytete të ndryshme për kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

7 Maj 2023, 22:20 Nga k.m.
'Prodhuar nga PS'/ PD i vendos "pusullën" posterave
Foto ilustruese

TIRANË- Posterave të Partisë Demokrate i është vendosur një shirit. Në të gjitha vendet e reklamimeve janë vendosur shirita nëpër posterat që kanë shpërndarë në qytete të ndryshme për kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Në shirit shkruhet: Prodhuar nga Partia Socialiste.

Pas vendosjes së ngjitësave, një reagim ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se po i shkatërrohen posterat nga Sali Berisha, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

“Siç shihet qartë në këtë video, nongratat në bashkëpunim me Edi Ramën, kanë ngjitur shpifjen e rradhës në posterat e PD. Është për të ardhur keq që sulmeve të orkestruara ndaj PD i shtohet dhe një adeziv i zi, si damka që kanë regjimi i Ramës dhe fosilet që e mbajnë ende me oksigjen,”-shkroi ai në rrjetet sociale.

Megjithatë nga ana e PD nuk ka asnjë reagim lidhur me ngjarjen dhe vendosjen e shiritave. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll