Politike

Numërimi mbrapsht për 'Vendoret'/ Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KQZ kërkon gjobitje për 20 kryetarë bashkie dhe 8 zyrtarë, mes tyre edhe Lefter Alla! Nesër seanca në KAS

Gjobave nuk u kanë shpëtuar as 5 sekretarë të Përgjithshëm si dhe 2 drejtorë shkollash që akuzohet se kanë kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin dhe kanë shfrytëzuar administratën publike.

7 Maj 2023, 22:11 Nga k.m.
Numërimi mbrapsht për 'Vendoret'/ Përdorën burimet
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje të sanksioneve administrative. KQZ kërkon gjobë për 20 kryebashkiakë pasi thekson se kanë përdorur burimet publike për fushatë. Por nuk janë të vetmit që mund të ndëshkohen kur edhe 5 ditë fushatë kanë mbetur për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjobave nuk u kanë shpëtuar as 5 sekretarë të Përgjithshëm si dhe 2 drejtorë shkollash që akuzohet se kanë kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin dhe kanë shfrytëzuar administratën publike. Kështu që nesër në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, nesër do të zhvillohet seanca për 28 zyrtarët. Më i "pabinduri" duket se është Safet Gjici, kandidati për Bashkinë e Kukësit, për të cilin kërkohen 3 gjoba, ndërsa nuk ka shpëtuar edhe Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, i cili edhe pse në burg ka gabuar më parë. Pasojat do i zbulojë nesër. 

KQZ kërkesë për gjobitje për 28 zyrtarët si më poshtë.

KAS kërkon nga 3 mijë lekë gjobë për:

Arif Tatani, kryetar për bashkinë Belsh
Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë
Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik
Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
Klodian Tace, kryetar për bashkinë Gramsh
Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë
Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë
Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë
Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol
Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës (kërkesë për 3 gjoba)
Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë
Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd
Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje
Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
Blerim Shera, kryetar i bashkisë Vorë

3000 lekë gjobë për (përdorim të postimeve me përmbajtje partiake në faqet zyrtare të ministrive)

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive)

Opozita, edhe pse ka vetëm një bashki në 'duart' e saj, atë të Shkodrës, duket se deri më tani po i ndjek me përpikmëri rregullat e vendosura nga KQZ. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll