Politike

“PD dikur kishte akademikë”, Rama nga Lezha: Marku dhe Gjekmarkaj e kuptuan se ishin në “vathën” e gabuar

Sipas tij, të dy u tërhoqën pasi e kishin kuptuar se ishin në “vathën” e gabuar.

7 Maj 2023, 21:53 Nga k.m.
“PD dikur kishte akademikë”, Rama nga Lezha: Marku dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Lezhë, ku ka kërkuar nga qytetarët që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste, e kryetarin aktual të Bashkisë, Pjerin Ndreun.

Edhe në këtë takim, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, ku është shprehur se dikur kishin njerëz akademikë, të cilët sot janë tërhequr, ndërsa me emër tha se e kishte fjalën për Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn. Sipas tij, të dy u tërhoqën pasi e kishin kuptuar se ishin në “vathën” e gabuar.

"Ju i dini vetë të tjerat, shihni e bëni vetëm aman, mos na krijoni probleme kot pa lidhje dhe të gjthë të djathtëve që kanë dy pare mend dhe ka plot që kanë dy pare mend, se më e bukura me ta është edhe kjo, që ata kanë plot njerëz të zotë, por nuk i vjen rradha kurrë.

Edhe kur i vjen radha përfundojnë si Agron Gjekmarkaj me Mark Markun. Kështu që ju them mbani në mend Agronin me Markun, mbani në mend stërgjyshërit tuaj dhe nëse e keni komplet të pamundur që të vini të votoni në 14 maj për Pjerinin, rrini në shtëpi, futjani gjumit si Luli, mos bëni turpin e madh t’i pështyni varrit të atyre që u vranë e u sakatuan për Amerikën e për Perëndimin, duke shkuar e duke votuar Like Floririn,"-tha Rama, ndër të tjera në fjalën e tij.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll