Politike

Italianët vendosën: Pica më e mirë në botë bëhet në... Spanjë!

Konkretisht, në listën europiane të vitit 2023 dhe sipas 1000 “inspektorëve” anonimë në mbarë kontinentin, pica më e mirë në Europë është në... Spanjë dhe në restorantin Sartoria Panatieri, në Barcelonë.

7 Maj 2023, 20:45 Nga k.m.
Italianët vendosën: Pica më e mirë në botë
Foto ilustruese

ITALI- Për vite me radhë, italianët janë fiksuar pas versionit të tyre të pizza-s. Megjithatë, tani ata kanë filluar të marrin në konsideratë faktin se edhe vendet e tjera mund të bëjnë ushqim të mirë italian. Kështu, guida ndërkombëtare italiane “50 Top Pizza” e renditi picën spanjolle ndër më të mirat në botë.

Konkretisht, në listën europiane të vitit 2023 dhe sipas 1000 “inspektorëve” anonimë në mbarë kontinentin, pica më e mirë në Europë është në... Spanjë dhe në restorantin Sartoria Panatieri, në Barcelonë.

Në vend të dytë ishte restoranti Bæst në Kopenhagen, ndërsa në vendin e tretë ishte 50 Kalò në Londër, një degë e picerisë origjinale në Napoli.

Restoranti Sartoria Panatieri drejtohet nga Rafa Panatieri dhe Jorge Sastre. Picajoli u rrit në Brazil, por me origjinë italiane, nga Piza dhe Kalabria.

Fillimisht i trajnuar si veteriner, ai ndryshoi kurs për t'u bërë shef kuzhine në Amerikën e Jugut dhe Itali, përpara se të transferohej në Spanjë. Ai ka punuar në restorantin me yje Michelin 'Nectari' në Barcelonë përpara se të hapte picerinë e tij.

Piceria që mori çmimin për Pica e Vitit 2023 kushton 12.90 euro (14.20 dollarë).

pizza

Sondazh

Poll