Politike

Meta: Me gratë e përfshira, pushteti do jetë më i prekshëm! Premtimi i Ramës për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet

Kreu i PL-së komentoi dhe premtimet e qeverisë dhe tha se janë të gjitha për propagandë.

7 Maj 2023, 19:10 Nga F.M
Meta: Me gratë e përfshira, pushteti do jetë më i
Ilir Meta

VELIPOJË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që qytetarët të votojnë të zgjedhurit nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 maj. I pranishëm në Velipojë. Meta tha se përfshirja e grave vajzave si edhe nënave të reja është të shumë i rëndësishme. Kreu i PL-së shtoi se me gratë e përfshira më shumë, pushteti vendor do të jetë më i prekshëm.

“Sot e shohim se familja është në një krizë shumë të madhe. Situata ekonomike është shumë e rënduar për shkak edhe të korrupsionit të frikshëm të Rilindjes. Asgjësimi i shtresës së mesme ka sjellë një problem shumë të madh,”- tha Meta.

Kreu i PL-së komentoi dhe premtimet e qeverisë dhe tha se janë të gjitha për propagandë. Këtu, ai përmendi rritjen e pagave për të cilat kryeministri Edi Rama u zotua prag zgjedhjeve.

“Premtimi për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet,”- tha më tej kreu i PL.

ilir meta fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll