Kërcënimet e Majlinda Bufit ndaj qytetarëve, Berisha e paralajmëron: Do të përgjigjesh deri në ditën e fundit të jetës, brenda do shkosh
Sali Berisha i premtoi se ajo do të paguajë për kërcënimet e saj ndaj qytetarëve dhe do të përfundojë në burg.
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri i ka përcjellë një mesazh kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit, e cila ka kërcënuar 2 persona për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, Berisha i premtoi se ajo do të paguajë për kërcënimet e saj ndaj qytetarëve dhe do të përfundojë në burg.
"Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë,"-tha Berisha.
Në emisionin "Piranjat" janë shfaqur 2 audio-përgjime ku Bufi kërcënon një sanitare dhe një qytetar pasi nuk e kanë mbështetur atë në fushatë, por kanë shkuar në mitingun e kryedemokratit Sali Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. A ka krim më të shëmtuar se kjo. Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias. Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë. Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një turp i madh. Ata janë turpe politike sepse kanë kandiduar vetëm e vete për të mbështetur Edi Ramën, për shkak të lidhjeve në krim që Lulbrava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng. Unë i bëj thirrje qytetarëve, demokratëve; të gjitha votat për Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Endrit Hazizaj. Sepse duke votuar për këta kandidatë ju keni votuar më së pari për veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi në këtë rast do të thotë, rivendosje e pluralizmit, do të thotë me votën tuaj i rrëmbeni nga duart e zeza, një pjesë të pushtetit të grabitur, Edi Ramës. Duke votuar ndryshimin, votoni për liritë dhe të drejtat tuaja, para së gjithash, sepse duke kontrolluar çdo pushtet, asnjë shqiptar nuk ka më të drejta me këtë drejtësi të paralizuar. Por nesër rivendosja e pluralizmit do të krijojë krejt kushte të tjera për një funksionim të drejtësisë sipas ligjit, dhe funksionim i drejtësisë sipas ligjit do të thotë, liri dhe të drejta të garantuara për ju.
Sondazh
Veliaj përuron “Meteorin” në Golem: Na votoni që vogëlushët të kenë më shumë çerdhe
Meteori KAVAJË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Golem ku përuroi një vepër me emrin ‘Meteor’, ...
Veliaj: Demokratët të mos votojnë logon e partive, por për të ardhmen e familjeve të tyre
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranë të cilëve u ka kërk...
Rama: Likja të bëjë transparencë për kontot e fshehta! Drejtësia vonon por nuk harron. E mbani mend Lulin me dy gishtat?
Edi Rama RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën gjatë takimit që zhvilloi në Rrëshen. Kreu i qeverisë tha ...
Rama për kandidatin e Opozitës: S’më duhet çfarë djali është, por a është kalë i mirë, a mban ngarkesa! I paska gjunjët copë
Edi Rama RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vitën e qytetarëve në Rrëshen për kandidatin e PS-së për B...
Jo vetëm me opozitën! Rama imiton edhe kandidaten e PS në Kurbin: Majlinda të hidhet në fyt, o kryeministër, o kryeministër!
Edi Rama LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Majlinda Carën, kryetaren aktuale të Bashkisë së Kurbinit, e cila rikand...
Rama: Amerika ylli polar i Mirditës, ku janë ata që i pati halë në sy komunizmi, sot i thonë vetes të djathtë
Edi Rama RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Rrëshen ku ka kërkuar votën e qytetarëve më 14 maj...
Vrasja e Ardian Nikulajt, Tom Doshi në Lezhë: Do ta çojmë në vend amanetin e tij. Berisha tentoi ta bënte politike por dështoi!
Tom Doshi LEZHË- Takimi i kryetarit të Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi me miqtë e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe njëkohësi...
ANALIZA e 'Foreign Policy': Si e humbi Biden Ballkanin
Gabriel Escobar dhe Aleksandër Vuçiç TIRANË- Nga parashikimet e panumërta në lidhje me ndikimet e pushtimit rus të U...
‘Thërrisni Edi-Edi’/ Deputetja e PD-së nxjerr mesazhet: Patronazhisti drejtor në Lezhë urdhëron administratën si dele
Lindita Metaliaj LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka denoncuar në rrjetet sociale se si urdhërohet punonjës...
Axhenda/ Presidenti i Polonisë vizitë zyrtare në Shqipëri
Andrzej Duda TIRANË- Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare n&...

