Politike

Rama: Likja të bëjë transparencë për kontot e fshehta! Drejtësia vonon por nuk harron. E mbani mend Lulin me dy gishtat?

i ironizoi dhe thirrjet e tyre ‘Rama ik’ dhe tha se sa herë opozitarët kanë ngritur dy gishtat dhe kanë bërë këto thirrje, ai ka qëndruar shumë më tepër. Këtu kujtoi dhe ish-kreun e Partisë Demokratëve, Lulzim Basha.

7 Maj 2023, 18:52 Nga F.M
Rama: Likja të bëjë transparencë për kontot e fshehta!
Edi Rama

RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën gjatë takimit që zhvilloi në Rrëshen. Kreu i qeverisë tha se të gjithë ata që përfaqësojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thjesht do marrin fondet dhe nuk do të bëjnë asnjë lloj investimi në zonë. Ai ironizoi dhe thirrjet e tyre ‘Rama ik’ dhe tha se sa herë opozitarët kanë ngritur dy gishtat dhe kanë bërë këto thirrje, ai ka qëndruar shumë më tepër. Këtu kujtoi dhe ish-kreun e Partisë Demokratëve, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se nuk mund të presin qytetarët transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe Meta që sipas tij ka llogari të fshehta në banka.

Pjesë nga fjala e Ramës:

E di ç’do bëjnë ata? Do futen aty brenda, siç e kanë bërë gjithmonë, marrin mbledhin gjithë atë tarafin e vet, e fusin brenda në bashki, mbyllin derën dhe thonë, “shëndet tani se kemi ca punë’’, i marrin fondet nga taksat këtu se nga qeveria...Jo se s’duam t’i japim ne po se si marrin dot. Nuk dinë të bëjnë projekte, s’dinë dhe i ndajnë mes njëri-tjetrit , pastaj lënë dhe ca veç e shkojnë marrin autobusa dhe ata 10 veta që ka Ndreca këtu për pastrim dhe ca të tjerë për gjelbërimin, ndriçimin e ku di unë, me kanalizime dhe 30 të tjerë, kapin dhe dy autobusa, i fusin 50 e 50 në dy autobusë dhe i nisin në Tiranë që te thonë “Rama ik’’ me dy gishta. Tani unë s’kam hallin tim se mos kujtojë njeri se do them aman mos i votoni ata se kam hall se do më vinë me autobusë me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë këtu me dy këmbë, kështu që ata ik e unë hajde.

E mbani mend që thonin, “Rama ik, Rama ik” ? E iku Luli. Mbani mend fjalën time, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh, po hajde dhe punë 2-3 ditësh kur të thonë “ i vodhi, çohuni, Rama ik’’. Po këtë herë do të ikin ata të dy përfundimisht. Ata të dy do ikin po me një ndryshim se Luli iku, po Luli është rehat, shkoi të flerë, Lulin e keni në gjumë tani. Luli pret tani ta zgjojnë e t’i thonë “hajde o Lul tani se paske qenë ti në rregull po ne s’kuptuam gjë’’. Këta nuk do ikin me fjet, këta s’flenë dot se këta kanë punë të tjera, kanë hesape të tjera dhe këto hesape të tjera do t’i lajnë në këtë botë, nuk i lajnë dot në botën tjetër, të jeni të sigurtë.

Drejtësia vonon, thotë populli, por nuk harron. Unë po ju them, drejtësia këtu në Shqipëri ka vonuar sa ia ka plasur shpirtin të gjithëve, por çdo ditë që kalon e ka një shans më pak të harrojë, kështu që të jeni të sigurt për këtë. Dhe të gjitha këto besoj vlejnë për të kuptuar, që mirë, çfarë do dalin të votojmë për ata? Se duhet të më japin një arsye. Një të vetme.  “Do luftoj korrupsionin”, thotë Likja. Ore jeni në vete apo jo? A e kuptoni kur thotë Like Floriri do luftojë korrupsionin apo jo? A jeni në vete apo jo? Kjo tregon që ruani ujësjellësit se erdhi ua mori tubat këtu. Se ujin harroje që e devijuan komplet. Do bëjnë transparencë, thotë Likja. Ça transparence? Likja do të shkojë të bëjë transparencë për ato kontot sa lart poshtë nëpër ato bankat e huaja të fshehta. Mbani mend kur thoshin për mua “Edi Rama me konto offshore. Ka 200 milionë euro, ka 500 milionë euro, ka 1 miliardë, i ka në Qipro, i ka në Spanjë, i ka këtu’’? Gjithë adresat e veta! Se unë e kam thënë, njeriu normal nuk të akuzon kot pa prova, po qe se nuk e ka bërë vetë atë që të akuzon. Se duhet ta kesh bërë vetë. Se mua s’më shkon mendja t’i them njeriu ‘’ore ti ke konto offshore’’. Sa më shumë ma thonin, i thoja këtyre, ore më duket se kanë konto këta.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll