Sport

Rooney ka bërë një parashikim befasues para Real Madrid - Manchester City: "Ai nuk do t’i mundë, por do t'i shkatërrojë ata!"...

Legjenda e Mançester Junajtid, Wayne Rooney, ka një parashikim interesant përpara ndeshjes së dyfishtë të Manchester Cityt në gjysmëfinale të Champions League me Real Madridin.

7 Maj 2023, 16:53 Nga DOSJA
Rooney ka bërë një parashikim befasues para Real Madrid -

SHBA - Ish-sulmuesi anglez Wayne Rooney beson se skuadra e Pep Guardiolës do të triumfojë pa probleme ndaj Real Madridit.

“Manchester City nuk do ta mundë Real Madridin, por do ta shkatërrojë atë. Haaland mund të shkaktojë panik. Rudiger është i fortë, por nuk mendoj se mund ta ndalojë atë.

Nëse City fiton UCL dhe kampionatin, atëherë unë mendoj se ata mund të krahasohen me ekipin e Manchester United të vitit 1999. Grupi ynë i vitit 2008 ishte i mrekullueshëm, por City tashmë na ka kaluar”,- ka thenë Rooney, sipas mediave iberike.

Legjenda Rooney beson se Haaland e meriton “Topin e Artë” 2023

Sulmuesi legjendar i Manchester United shkoi aq larg në lëvdatat e tij për Haaland sa tha, se norvegjezi e meriton të fitojë “Topin e Artë” 2023, trofeu për të cilin Leo Messi (35) është favorit i madh, pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës. 

“Erling Haaland është futbollisti më i mirë në botë për momentin. Leo Messi është më i miri në histori, por tani askush nuk luan më mirë se një sulmues që më lë pa frymë me nivelin që ka arritur, edhe pse kam thyer rekorde në pozicionin e tij.

Ai është më i miri në botë për numrat që ka, por edhe për mentalitetin që shfaq. Nëse po flasim se kush do ta fitojë “Topin e Artë”, mendoj se duhet të jetë ai, duke pasur parasysh formën e tij këtë sezon. Dhe pse të mos jetë ai? 224 gola në 264 ndeshje janë shenjë se ai nuk i ka ulur standardet.  Ne kemi pasur epokën e Messit dhe Ronaldos, por tani është koha për epokën e Haaland dhe Mbappe”,- ka thënë Rooney, sipas mediave britanike. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll