Politike

Vrasja e Ardian Nikulajt, Tom Doshi në Lezhë: Do ta çojmë në vend amanetin e tij. Berisha tentoi ta bënte politike por dështoi!

Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e biznesmenit Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte.

7 Maj 2023, 17:28 Nga k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt, Tom Doshi në Lezhë: Do ta çojmë
Tom Doshi

LEZHË- Takimi i kryetarit të Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi me miqtë e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së nis me një homazh për 50-vjeçarin e vrarë disa javë më parë brenda biznesit të tij, në hotelin "Coral". Në takimin e djeshëm, kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e biznesmenit Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte.

“Ne nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Ai na ka lënë porosinë. Ka thënë ‘nëse më ndodh gjë mua ju vazhdoni rrugën’. Këtë ia ka thënë edhe vajzës së tij.  Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem këtu. Kam qenë shumë i lidhur me të. Ju e keni pritur këtë mesazh prej meje. Dhe unë për këtë kam ardhur sot këtu, të votoni nr. 8 Partinë Socialdemokrate,”- tha Doshi.

E po ashtu, ndër të tjera përmendi, kreu i PSD u shpreh se pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, duke ia atribuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

“Berisha u mundua ta përziente ngjarjen me politikën. Unë dua të falënderoj sot policinë që të gjithë sot e dimë se një grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit. Ju të gjithë e dini sa i rëndësishëm është Këshilli Bashkiak, ne pretendojmë që në Lezhë dhe në Mirditë do të dalim forcën e parë. Edhe në Laç po punojmë. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe na bën optimistë edhe për fitoren e thellë që do të kemi. Pas 2 vitesh kemi zgjedhjet parlamentare dhe duhet të kemi deputetin tonë në qark,”- tha Tom Doshi.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

tom doshi vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll