Politike

Jo vetëm me opozitën! Rama imiton edhe kandidaten e PS në Kurbin: Majlinda të hidhet në fyt, o kryeministër, o kryeministër!

Sot, kryeministri Edi Rama ishte në Kurbin për të kërkuar mbështetje për të ndërsa nuk la pa përmendur sjelljen e saj duke thënë se bërtet por bën punën.

7 Maj 2023, 18:22 Nga k.m.
Jo vetëm me opozitën! Rama imiton edhe kandidaten e PS në Kurbin:
Edi Rama

LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Majlinda Carën, kryetaren aktuale të Bashkisë së Kurbinit, e cila rikandidon në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sot, kryeministri Edi Rama ishte në Kurbin për të kërkuar mbështetje për të ndërsa nuk la pa përmendur sjelljen e saj duke thënë se bërtet por bën punën. Por nuk ngurroi edhe të ironizonte kundërshtarin e saj në këto zgjedhje. 

"Majlinda s’është ëngjëll. Të hidhet në fyt ndonjëherë kur i thua mirëmëngjes. E di, po çfarë të bëjë Majlinda? Grua po, apo jeni të kollajshëm ju, se mos jeni tolerant ju. I kam thënë butë, butë. O kryeministër. Butë, butë. Mirëpo duhet me e pa produktin kudo ta kthesh kokën sheh që e ka bërë Majlinda me mua sigurisht, me qeverinë qeverinë. Le të bërtasë, por të bëjë punën. Me Beharin ju vjen dimri që në maj e s’shihni më verë me sy këtu. Votojeni. Dilni me flamuj, gjuani me armë e rrini pa ujë pastaj. Pijani Beharin ujit. O Zot, Behar,”- tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll