Politike

‘Thërrisni Edi-Edi’/ Deputetja e PD-së nxjerr mesazhet: Patronazhisti drejtor në Lezhë urdhëron administratën si dele

Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj trajtohen si dele në këtë mënyrë.

7 Maj 2023, 14:32 Nga I.A
‘Thërrisni Edi-Edi’/ Deputetja e PD-së nxjerr mesazhet:
Lindita Metaliaj

LEZHË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka denoncuar në rrjetet sociale se si urdhërohet punonjësit e administratës që të marrin pjesë në fushatën elektorale të PS-së në Lezhë. Me anë të një postimi në Facebook, Metaliaj shkruan se këtoi mesazhe janë dërguar nga një patronazhsit që është drejtor i Pallatit të Kulturës në Lezhë. Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj trajtohen si dele në këtë mënyrë.

Postimi i i Metaliajt:

Miq,lexoni sms e meposhtem sesi patronazhisti drejtor i Pallatit te Kultures Lezhe ja dergon administrates. Turp se si i urdherojne sikur te ishin dele … Kjo eshte tallja dhe arroganca e rilindjes

lindita metaliaj

Sondazh

Poll