Aktualitet

E rëndë në Bulqizë! Kamionçina me gurë rrëshket dhe bie mbi një banesë! Humb jetën 55-vjeçari, po rrinte në oborrin e tij

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku shoferi 39-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë makina ka përfunduar në oborrin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë.

7 Maj 2023, 16:17 Nga k.m.
E rëndë në Bulqizë! Kamionçina me gurë
Foto ilustruese

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë, ku 55-vjeçari Izmir Dumani ka humbur jetën teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij. Kjo pasi një automjet kamionçinë ka rrëshkitur dhe ka rënë në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku shoferi 39-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë makina ka përfunduar në oborrin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë. Sipas grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë/Informacion paraprak

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç. Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

bulqize izmir dumani

Sondazh

Poll