Aktualitet

Do të fuste kapsolla në stadium në ndeshjen Partizani-Kukësi, vihet nën hetim shoferi në Tiranë

Mësohet se gjatë ndeshjes që u zhvillua dje në stadiumin “Kompleksi Partizani” mes dy ekipeve, u tentua të futeshin kapsolla plasëse me furgonin e tifozëve, për këtë arsye është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit

7 Maj 2023, 14:11 Nga I.A
Do të fuste kapsolla në stadium në ndeshjen
Kapsola

TIRANË- Shoferi i autobusit që transportonte tifozët e Kukësit në ndeshjen Partizani-Kukësi është proceduar penalisht, pasi i janë gjetur kapsolle plasëse. Mësohet se gjatë ndeshjes që u zhvillua dje në stadiumin “Kompleksi Partizani” mes dy ekipeve, u tentua të futeshin kapsolla plasëse me furgonin e tifozëve, për këtë arsye është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me furgonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit. Sekuestrohet një sasi me kapsolla plasëse. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll