Aktualitet

FOTOT/ Dalin pamjet e para nga ngjarja me dy të vrarë në Itali, shkallët e mbuluara nga gjaku

E gjithë godina është e rrethuar dhe i është vendosur shiriti nga autoritetet. 

7 Maj 2023, 12:50 Nga F.M
FOTOT/ Dalin pamjet e para nga ngjarja me dy të vrarë në Itali,
Vendi ku ndodhi vrasja

ITALI- Fotot që po shikoni tregojnë pamjet nga vendi ku jetonte familja shqiptare Malaj, që një natë më parë, u kthye në skenë krimi. Në pamje duken shkallët e mbuluara nga gjaku, vend ku 45-vjeçari shqiptar, Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis, 51 vjeç. E gjithë godina është e rrethuar dhe i është vendosur shiriti nga autoritetet. 

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s.  Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja. 

51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga. 

 

masakra e shqiptarit ne itali taulant malaj massimo de santis

Sondazh

Poll