Aktualitet

Zani Çaushi kërkon sërish lirimin nga burgu, Zani Caushi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë (KËRKESA)

Ai kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg për të pasur mundësinë e një lirimi me kusht.

7 Maj 2023, 14:34 Nga F.M
Zani Çaushi kërkon sërish lirimin nga burgu, Zani Caushi
Myrteza (Zani) Çaushi

TIRANË- Myrteza (Zani) Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm kërkon rishikimin e dënimit të tij. Ish-kreu i bandës së Vlorës, i njohur dhe si i fort ii Çoles kundërshton vendimin e Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Ai kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg për të pasur mundësinë e një lirimi me kusht.

NJOFTIMI
Detajet e Çështjes:
Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023
Tipi: Penale
Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI
Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT
Data e regjistrimit: 27.04.2023

Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kerkese per uljen e mases se denimit
Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal
Statusi i çështjes: Regjistrim
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat
Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.
Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.
Objekti i kundërpadisë:
Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët:
Kërkues: MYRTEZA CAUSHI
Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL
Relatori: Sander Simoni

Edhe më herët ai ka listuar në kërkesën e tij, se ka vuajtur 35 vite brenda qelisë (kohë kjo e përllogaritur bashkë me paraburgimin) dhe fiton të drejtën që të apelojë vendimin. Sipas tij, gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg ka shfaqur sjellje të mirë dhe tashmë dëshiron që të dalë jashtë për t'u kujdesur për fëmijët. Mirëpo pretendimet e tij janë hedhur poshtë me argumentin se ai është dënuar mbi 3 herë sepse ka tentuar që të fusë në burg sende të ndaluara, gjë që tregon se nuk është rehabilituar, pasi ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

myrteza caushi

Sondazh

Poll