Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Tiranë, shkrumbohet plotësisht mjeti

Ende nuk dihet se cila është arsye e flakës, por mendohet se është për shkak të një difekti teknik në mjet.

7 Maj 2023, 14:48 Nga I.A
Merr flakë makina në ecje në Tiranë, shkrumbohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka qenë në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihet se cila është arsye e flakës, por mendohet se është për shkak të një difekti teknik në mjet.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

merr flake makina

Sondazh

Poll