Aktualitet

EMRI/ Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Mësohet se Tonin Hasa u kap duke transportuar me furgonin e tij 29 emigrantë të paligjshëm, të cilët tentuan që të futeshin drejt vendeve të BE-së. 

7 Maj 2023, 14:08 Nga I.A
EMRI/ Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Policia

SARANDË- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Sarandë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Mësohet se Tonin Hasa u kap duke transportuar me furgonin e tij 29 emigrantë të paligjshëm, të cilët tentuan që të futeshin drejt vendeve të BE-së. 

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 7”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 52-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 7”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

tonin hasa

Sondazh

Poll