Aktualitet

VIDEO/ Policia dhunon qytetarin tek '5 Maji', dëshmitarët: E bëri me gjak

Të pranishëm janë edhe persona të tjerë që në momentin që kanë parë përplasjen, kanë zbritur nga makinat e janë afruar.

7 Maj 2023, 14:21 Nga F.M
VIDEO/ Policia dhunon qytetarin tek '5 Maji', dëshmitarët: E
Dhunimi

TIRANË- Një qytetar është dhunuar nga policia ditën e sotme. Ngjarja është dokumentuar me video nga dëshmitarë të ngjarjes dhe ka ndodhur në rrugën "5 Maji". Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ, policia mban nga krahët qytetarin. Të pranishëm janë edhe persona të tjerë që në momentin që kanë parë përplasjen, kanë zbritur nga makinat e janë afruar.

Sipas denoncimit të bërë, efektivi e ka dhunuar qytetarin dhe e ka bërë me gjak në fytyrë. Shkaku nuk dihet ende. Për ngjarjen në fjalë nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit. 

polici rreh qytetarin

Sondazh

Poll