Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian! Plagos edhe gruan

Fillimisht, shqiptari ka qëlluar me thikë pas shpine italianin që e ka gjetur në shkallët e pallatit ku jetonte ai dhe më pas është futur në shtëpi. Në banesë, shqiptari që punonte si bukëpjekës është përleshur me bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte me italianin De Santis. 

7 Maj 2023, 12:00 Nga F.M
E rëndë në Itali, shqiptari vret vajzën e tij
Karabinierët

ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar ka tronditur zonën e Foggias në Itali pasi ka vrarë të bijën 16-vjeçare, një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç si dhe ka plagosur bashkëshorten e tij. Mediat italiane shkruajnë se Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar në Torremaggiore, në zonën e Foggia.

Fillimisht, shqiptari ka qëlluar me thikë pas shpine italianin që e ka gjetur në shkallët e pallatit ku jetonte ai dhe më pas është futur në shtëpi. Në banesë, shqiptari që punonte si bukëpjekës është përleshur me bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte me italianin De Santis. 

16-vjeçarja është futur mes prindërve për të mbrojtur të ëmën dhe 45-vjeçari e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga. 

masakra e shqiptarit ne itali massimo de santis

Sondazh

Poll