Aktualitet

Me precedentë penal për vrasje, arrestohet 30-vjeçari në Lushnje, kapet me pistoletë dhe thikë

Po ashtu bëhet me dije se ai ka qenë me precedentë të mëparshëm penal për vrasje.

7 Maj 2023, 11:55 Nga I.A
Me precedentë penal për vrasje, arrestohet 30-vjeçari në
Sekuestrimet

LUSHNJE- Një 30-vjeçar është arrestuar në Lushnje ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu i arrestuar është kapur me pistoletë, thikë dhe armatim me vete. Po ashtu bëhet me dije se ai ka qenë me precedentë të mëparshëm penal për vrasje.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme. Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal për vrasje. 30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, i cili qarkullonte me sende të kundërligjshme, në automjet. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P. Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e lushnjes

Sondazh

Poll