Aktualitet

Ekstazi, kokainë e kanabis, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit në banesëne tij janë gjetur drogërat e mësipërme si dhe vaj kanabisi.

7 Maj 2023, 11:48 Nga I.A
Ekstazi, kokainë e kanabis, arrestohet 49-vjeçari në
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se 49-vjeçari shiste në zona të ndryshme të vendit ekstazi, kokainë si dhe kanabis. Gjatë kontrollit në banesëne tij janë gjetur drogërat e mësipërme si dhe vaj kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ekstazi, kanabis dhe kokainë, në doza, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: - K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" i gjetën 49-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, ekstazi, si dhe sasi vaji kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e shtetit

Sondazh

Poll