Aktualitet

'Mallkuar kush i jep votën Veliajt', Banorët e Bërxullës: Kanë tentuan që të bllokojnë protestat tona

Po ashtu banorët theksuan se i kanë paralajmëruar me arrestime, nëse ata vazhdojnë protestën.

7 Maj 2023, 11:32 Nga I.A
'Mallkuar kush i jep votën Veliajt', Banorët e
Banoret e berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Gjatë fjalës së tyre për mediat, banorët kanë deklaruar se bashkia e qeveria ka tentuar që të ndalë protestat e tyre, për shkak të fushatës elektorale. Po ashtu banorët theksuan se i kanë paralajmëruar me arrestime, nëse ata vazhdojnë protestën.

"Nuk kanë marrë asnjë lloj mase, tani që është fushatë nuk na lejojnë të protestojnë. Pse nuk vijnë tek ne, ku do shkojmë të strehohemi. Çfarë ligji nxjerr kryeministri bashkë me Belindën që krenohej në Klos, është burrë thoshte kjo. Pse ne çfarë jemi që nuk vijnë të flasin. Jemi popull i pambrojtur, vetë i flasin vetë i vulosin. Këta janë maskarenjtë më të keqin që ka njohur vendi për 30 vjet. Nuk kemi marrë mbështetje nga asnjë, ajo e bujqësisë nuk vjen të shohë parcelat. Nuk do t’ja dijë shteti, as ministria as infrastruktura. Kur të vijë te shpia ime, unë e vdekur të jem nuk dal. Ne nuk dorëzohemi, pse nuk vijnë të bëjnë fushatë te ne të shohin masakrën. Pse ne për qejf dalim këtu, do dal dhe unë të luaj valle si ato plakat. Vijnë për fushatë të marrin vota. Na kanë paralajmëruar se do na arrestojnë, ku do ti kërkojmë të drejtat tona ne. Ai thotë përpara por nuk ka asnjë lloj direktive, ne nuk kemi vjedhur i kemi të gjitha me djersë. Është turpi më i madh që shtyp e shfrytëzon invalidët, çfarë më ka mbetur të hidhem para makinave. Le të më çojnë pastaj te kuvendi popullor”, tha ajo.

Ndërkohë që një tjetër banor ka deklaruar se ëhstë i mallkuar çdo njeri që i jep votën Erion Veliajt.

“Mallkuar qoftë kush ja jep votën atij krimineliProtesta do vazhdojë deri sa hallet tona të marrin zgjidhje, nuk kemi pasur asnjë lloj negociate deri më tani. Më vjen keq pasi e drejta jonë për të protestuar është legjitime, janë mbledhur mbi 50 forca për të bllokuar tubimin tonë”, tha një tjetër banor.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll