Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit/ E moshuara prej dy vitesh e paralizuar, 86-vjeçari ka pësuar djegie në 70% të trupit

Mësohet se 84-vjeçarja ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe për ta punonte një grua që përkujdesej dhe paguhej nga fëmijet e dy të moshuarëve.  

7 Maj 2023, 11:18 Nga I.A
Shpërthimi i bombolës së gazit/ E moshuara prej dy vitesh e
Bombola e gazit

KUÇOVË- Detaje kanë dalë nga shpërthimi i bombolës në Kuçovë mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova dhe ka mbetur i lënduar Mustafa Kosova. Mësohet se 84-vjeçarja ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe për ta punonte një grua që përkujdesej dhe paguhej nga fëmijet e dy të moshuarëve.  

Mustafai është sjellë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ka pësuar djegie në 70% të trupit. Ndërkohë që viktima është transportuar drejt morgut në Berat për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërsa komshinjtë e familjes Kosova tregojnë se shpërthimi ishte i fuqishëm, sa në një moment iu është dukur si tërmet. 

mustafa kosova alije kosova shperthen bombola e gazit ne kucove

Sondazh

Poll