Aktualitet

VIDEO/ Foshnja u gjet e mbuluar me batanije, detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

Mësohet se 22-vjeçarja e kishte lënë foshnjen e saj disa javëshe pranë një shkurreje të mbështjellë me batanije. 

7 Maj 2023, 10:36 Nga I.A
VIDEO/ Foshnja u gjet e mbuluar me batanije, detaje nga ngjarja e
Vendi i ngjarjes

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e foshnjes së braktisur në Golem mëngjesin e sotëm. Mësohet se 22-vjeçarja e kishte lënë foshnjen e saj disa javëshe pranë një shkurreje të mbështjellë me batanije. 

Teksa po kalonte aty pranë, një kalimtar pa vogëlushen dhe me shpejtësi e ka transportuar atë në spitalin e Durrësit, ku dhe mori përkujdesjen mjekësore. Ndërkohë që policia është njoftuar nga autoritetet spitalore. 

 

nena braktis foshnjen ne durres

Sondazh

Poll