Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë: Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit

Qytetarët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që ka shtuar se institucionet u kanë mbyllur dyert.

7 Maj 2023, 10:57 Nga I.A
Banorët e Bërxullës në protestë: Fshati të
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Qytetarët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që ka shtuar se institucionet u kanë mbyllur dyert. Ata kanë deklaruar se shteti ka 8 muaj që nuk u jep zgjidhje problemit të tyre. 

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje. Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut. Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh. Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin," thanë banorët.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll