Sport

Florentino Pérez ‘i mbyll derën’ Ancelottit: “Nuk dua të dëgjoj më shumë për këtë, ai ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur”...

Presidenti i Real Madrid ka folur pas finales, si dhe iu është përgjigjur thashethemeve për një largim të mundshëm të italianit nga pankina ‘los blancos’

7 Maj 2023, 07:28 Nga DOSJA

Florentino Pérez ‘i mbyll derën’ Ancelottit: “Nuk

SPANJE - Florentino Pérez ishte shumë i lumtur pasi fitoi një titull të ri, numrin 32 që kur u bë president i Real Madridit, duke mposhtur Santiago Bernabeun. Nuk ka dyshim se ai po bën histori në klubin e bardhë dhe se trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme. 

"Jam shumë i lumtur, sepse çdo herë që fitohet një titull është një arsye për të qenë i lumtur. Të gjithë titujt arrihen me shumë mund dhe sakrifica. Së pari, dua të përgëzoj Osasunën për sezonin që ka pasur, ata kanë lënë shpirtrat dhe ia vlen të respektohen”,- tha presidenti madrilen, i cili foli për të gjitha aktualitetet.

Sakaq kreu i klubit ‘los blancos’ konfirmoi edhe vazhdimësinë e Ancelottit. “Nuk dua të dëgjoj më shumë për këtë, ai ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur,” - deklaroi Florentino Perez, duke vlerësuar trajnerin italian, por njëherësh duke dashur të mbyllë thashethemet për një largim të mundshëm të Carlo Ancellottit në fund të sezonit për t’u ulur në pankinën e kombëtares së Brazilit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll