Sport

Kupa e Mbretit/ Përplasje të dhunshme mes tifozëve të Madridit dhe Osasunas... (video)

Incidentet shpërthyen në Seville mes tifozëve të Real Madrid dhe Osasuna këtë të shtunë në periferi të finales së Kupës së Mbretit.

6 Maj 2023, 22:22 Nga DOSJA

Kupa e Mbretit/ Përplasje të dhunshme mes tifozëve të

SPANJE - Duhej të ishte një festë, u kthye në një larje hesapesh. Në të vërtetë, ky poster i paprecedentë mes Real Madridit dhe Osasunës në finalen e Kupës së Mbretit këtë të shtunë në orën 22:00, nisi më herët në rrugët e Sevilles, ku po zhvillohet takimi. 

Ndërsa festimet filluan pa asnjë shqetësim, disa ultras radikalë nga të dyja skuadrat u takuan në një rrugicë dhe filluan të luftojnë, vetëm disa orë para se të fillonte ndeshja. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga Cadena Ser, tifozët vrapojnë me shpejtësi dhe hedhin karrige në drejtim të njëri-tjetrit.

Sipas shtypit spanjoll, policia akuzoi dhe bëri disa arrestime për prishje të rendit publik dhe cënim të autoritetit. Për momentin nuk është dhënë asnjë informacion për numrin e të arrestuarve dhe dy klubet nuk kanë komunikuar. 

Në fushë, Real Madridi do të kërkojë të fitojë Kupën e Mbretit të parë që nga viti 2014, i 20-ti në total, ndërsa Osasuna mund të shkruajë historinë, duke u kurorëzuar për herë të parë në këtë kompeticion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll