Sport

VIDEO/ Guardiola i zemëruar me Haarland, nuk “e vlerëson” altruizmin e norvegjezit…

Pep Guardiola ishte i mërzitur me Erling Haaland këtë pasdite. Arsyeja ? Një bujari e tepërt ndaj një shoku të skuadrës!

6 Maj 2023, 23:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Guardiola i zemëruar me Haarland, nuk “e vlerëson”

ANGLI - Pasditen e sotme, Manchester City fitoi 2-1 ndaj Leeds. Një sukses që mund të ishte më i thellë nëse Ilkay Gündogan nuk do të humbiste një penallti në minutën e 84-të, pak sekonda para se Rodrigo të ngushtonte rezultatin në 2-1.

Gjesti i bukur i Haaland nuk u miratua nga Pep. Zakonisht është Erling Haaland ai që ekzekuton penalltitë për Manchester Cityn. 

Mirëpo, norvegjezi ka vendosur që nga pika e bardhë e 11-metërshit të gjuante shokun e skuadrës, Ilkay Gündogan, i cili tashmë kishte shënuar dy gola në këtë ndeshje. 

VIDEO/ Guardiola i zemëruar me Haarland, nuk “e vlerëson”

Por fatkeqësisht, nuk do të kishte “hat-trick” për mesfushorin gjerman, gjuajtja e tij përplaset në shtyllën e Ilan Meslier. 

Pas ndeshjes, Pep Guardiola nuk e vlerësoi tepricën e altruizmit të sulmuesit të tij, duke bërë me shenja dhe duke i thënë disa here se “ishe ti që duhej ta godisje”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll