Politike

Sako i përmendi nënën në status/ Cara: Më ka habitur, unë nuk do e bëja

Për më tepër, për Carën, përdorja e familjarëve në fushatë, siç Sako bëri më nënën e tij është në shkelje të çdo rregulli të etikës.

7 Maj 2023, 08:11 Nga I.A
Sako i përmendi nënën në status/ Cara: Më ka habitur,
Igli Cara

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Durrësin Igli Cara ka komentuar fushatën elektorale të rivales së tij Emirjana Sako, pasi kjo e fundit përfshiu familjarët e Carës. I ftuar në emisionin 'Kjo Javë' në News24, Cara ka deklaruar se nuk do ta linçonte kurrë në këtë mënyrë kundërshtarin në një betejë politike.

Për më tepër, për Carën, përdorja e familjarëve në fushatë, siç Sako bëri më nënën e tij është në shkelje të çdo rregulli të etikës.

“Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për këtë status, por mendova si ka mundësi që një zonjë që është dhe nënë, shkon në atë pikë sa të përmendë nënën e kundërshtarit. E kuptoj që mund të jetë në siklet por është veprim i ulët. Unë nuk do guxoja kurrë siç nuk e kam bërë, të përmend familjarë të rivalët e mi, aq më tepër nënën. Zoti e faltë se të përmendësh nënën e kundërshtarit është nga aktet më të rënda”, tha Cara.

igli cara emirjana sako

Sondazh

Poll