Sport

Egnatia “fluturon’ në Europë, Vllaznia në rrezik për të mbetur jashtë…

Rrogozhinasit fituan 2-0 përball Bylisit dhe shkëputen 6 pikë përpara Shkodranëve të vendit të katërt që u barazuan nga Kastrioti. Një duel ky për zonën europiane

6 Maj 2023, 16:19 Nga DOSJA
Egnatia “fluturon’ në Europë, Vllaznia në rrezik

TIRANE - Rrogozhinasit kanë dominuar dhe fituar 2-0 përballë Ballshiotëve të Bylisit në ndeshjen e javës së 32-tët ë Abisnet Superiores. Një ndeshje e cila ju lehtësa skudrës së Egnatias e cila që nga miuta e 28’të  e luajtën në epërsi numerike falë daljes me karton të kuq të Maçollit.

Megjithatë golat erdhën në pjesën e dytë. Rrogozhnasit kalojnë në avantazh pas një goditje këndi, gjuajtja e Malotës ka një devijim të Adilit para se të përfundojë në portë.


Më pas gjërat u bën më të thjeshtë për skuadrën e Tetovos dhe në minutën. E 77’-të gjejnë edhe golin e dytë. Redi Kasa merr topin në qendër, shmang ndërhyrjen e dy mbrojtësve dhe dërgon sferën në rrjetë me një gjuajtje që nuk i lë kohë të reagojë Teqjes.


Me këtë ftore të rradhës Egnatia konsolidon më tepër vendin e tretë në klasifikim që përkthehet me pjesëmarrje në Kupat e Europës. Në kutoën e 49 pikëve ata tashmë janë 6 më tepër se Vallzania që nuk ja doli të marrë 3 pikët përballë Kastriotit, duke barazuar me shifrat 2-2.

Në mbyllje të pjesës së pare Çoba kalon shkodranët në avantazh! Latifi nga e majta hyn në zonë dhe fut një top në drejtim të qendrës, aty ku mbrojtja vendase gabon dhe është Çoba pranë topit duke goditur, për ta çuar në cepin e portës.


Por pa u mbyllur 45 minutat e para Shkodranët mbetenme 10 lojtarë. Në minutën e 46’t-penallti për Kastriotin dhe karton i kuq për Juriç!


Me fillimin e pjesës së dytë, Kaina, ish-sulmuesi I krutanëve merr një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë ndëshkon portierin kundërshtar.


Kur gjithçka po shkonte drejt një fitoreje për shkodranët, vjen goli i barazimit. Mihana gjen topin me kokë dhe ndëshkon Zogoviçin.


Me këtë barazim që i ndan nga një pike të dyja skuadrave, më tepër dëmtohet Vllaznia e cila humbet kështu një shans shumë të mire për të shpresuar ende tek pjesëmarrja në Kupat e Europës, nga ana tjetër kjo pike nuk dihmon as Kastriotin në shpresën e sajë për mbijetesën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll