Aktualitet

EMRAT/ Vritet 29-vjeçarja shqiptare në Itali, i dashuri e qëllon me plumb në kokë

I riu nuk ka precedentë penalë dhe përballë policëve u mbrojt duke thënë se e kishte humbur ‘durimin’ pasi ajo e kishte fyer.

6 Maj 2023, 15:34 Nga F.M
EMRAT/ Vritet 29-vjeçarja shqiptare në Itali, i dashuri e
Savona

ITALI- Danjela Neza, një 29-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali. Në sherr e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur në tokë.

Safayou Sow u dërgua në stacionin e policisë dhe u mor në pyetje. Ai kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona. I riu nuk ka precedentë penalë dhe përballë policëve u mbrojt duke thënë se e kishte humbur ‘durimin’ pasi ajo e kishte fyer.

vritet shqiptarja ne itali danjela neza safayou sow vrasja e danjela nezes

Sondazh

Poll