Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi 43-vjeçar në Korçë

Ky person, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

6 Maj 2023, 12:52 Nga A.B
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
Policia

KORÇË- Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ky person, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

korce

Sondazh

Poll