Aktualitet

Prezantimi i 3 projekteve për stadiumin e ri të Vlorës! Rama i pranishëm, klubi i 'Flamurtarit' bojkoton: Refuzojmë teatrin absurd!

Klubi i futbollit “Flamurtari” ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

6 Maj 2023, 10:47 Nga A.B
Prezantimi i 3 projekteve për stadiumin e ri të Vlorës! Rama i
Konkursi

VLORË- Ditën e sotme u zhvillua konkursi ndërkombëtar 'Qendra e re e Vlorës'. Tre studio janë në garë për të marrë përsipër projektin e stadiumit të ri të Vlorës. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së Armand Duka, mirëpo kishte edhe nga ata që zgjodhën të bojkotonin.

Klubi i futbollit “Flamurtari” ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së. Sipas tyre kjo formë civile e protestës , vjen pas penalizimeve të njëpasnjëshme ndaj klubit, ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit për të mbajtur jashtë stadiumit sportdashësit vlonjatë.

Deklarata e plotë

Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “ Vlora Sport “. Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo formë civile e protestës , vjen mbas penalizimeve të njëpasnjëshme ndaj klubit , ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Flamurtarit.

Ndërkohë në fjalën e tij para nisjes së aktivitetit kreu i FSHF-së Armand Duka ka theksuar se do të jetë një zgjedhje e mirë në vijim të punës për ambientet e reja sportive të ideuara si qendra. Ndërsa nuk ka komentuar gjatë referuar vendimit të klubit dhe administratorit Sinan Idrizi për t’u larguar nga salla kur të referojnë përfaqësues të FSHF-së.

edi rama klubi i futbollit flamurtari

Sondazh

Poll