Aktualitet

Digjet biznesi në Fier, i vihet flaka derës së dyqanit me veshje sportive, Policia në ndjekje të autorëve

Rreth orës 05:00, në lagjen "Kastriot", Fier, shtetas të paidentifikuar kanë djegur derën e një dyqani me veshje sportive.

6 Maj 2023, 11:04 Nga A.B
Digjet biznesi në Fier, i vihet flaka derës së dyqanit me veshje
Foto ilustruese

FIER- Një biznesi iu është vënë flaka sot në Fier. Policia bën të ditur se rreth orës 05:00, në lagjen "Kastriot", Fier, shtetas të paidentifikuar kanë djegur derën e një dyqani me veshje sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në datën 05 05.2023, rreth orës 05:00, në lagjen "Kastriot", Fier, shtetas të paidentifikuar kanë djegur derën e një dyqani me veshje sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll