Aktualitet

SKEMA/ Si organizohej grupi për zhvatjen e biznesmenëve përmes Telegram, prezantoheshin si të afërmit e një politikani: Jam njeriu i ‘filanit’

Detyrën e terrenit, Gjergji ua kishte besuar babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, të cilët u vunë sot në pranga. Dyshja paraqiteshin tek biznesmenët për tu marrë atyre paratë për të cilët ishte dakortësuar vetë Gjergji.

6 Maj 2023, 15:30 Nga F.M
SKEMA/ Si organizohej grupi për zhvatjen e biznesmenëve përmes
Foto Ilustruese

TIRANË- Florian Gjergji, i cili është shpallur në kërkim si organizatori i skemës së mashtrimit të dy biznesmenëve, u prezantohej ‘viktimave’ si i afërm i një politikani, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanëeb se Gjergji pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset. Komunikimin me biznesmenët e bënte përmes platformës ‘Telegram’.

Ndërsa detyrën e terrenit, Gjergji ua kishte besuar babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, të cilët u vunë sot në pranga. Dyshja paraqiteshin tek biznesmenët për tu marrë atyre paratë për të cilët ishte dakortësuar vetë Gjergji. Më pas, bëhej ndarja e parave mes tyre.

Grupi u zbulua gjatë një tentative për t’i marrë 100 mijë euro një biznesmeni. Në muajin mars, një tjetër biznesmen kishte rënë pre e mashtrimit të tyre dhe policia vendosi t’i mbante të tre në përgjim dhe në planifikimin e radhës u bë e mundur kapja e tyre. Në pranga janë vënë vetëm babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, ndërsa Gjergji është akoma në kërkim.

florian gjergji bedri vodha albert vodha

Sondazh

Poll