Aktualitet

Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër! “Arrest me burg” për autorin, Lekë Vuksani 'kyç' gojën gjatë seancës

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës.

6 Maj 2023, 10:55 Nga A.B
Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër! “Arrest me burg”
Petrit dhe Leke Vuksani

TIRANË- Lihet në burg autori i vrasjes së Petrit Vuksanit. Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur më 2 Maj 2023 në lagjen Skëndërbeg në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës. Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.

Lekë Vuksani vrau me armë zjarri pronarin e shtëpisë, Petrit Vuksani. Pas ngjarjes, ai u arratis dhe u zhduk për 21 orë. Debatet mes Petrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia./Dosja.al

leke vuksani petrit vuksani

Sondazh

Poll